Bota

Aksident rrugor në Tanzani, 5 të vdekur dhe 54 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në rajonin verior të Shinyanga të Tanzanisë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën 5 persona dhe mbetën 54 persona të tjerë të plgosur pas një përplasje midis një autobusi dhe një kamioni në rajonin verior të Shinyanga të Tanzanisë.

4 Shtator 2022, 07:53 Nga s.s
Aksident rrugor në Tanzani, 5 të vdekur dhe 54 të plagosur
Aksidenti në Tanzani

TANZANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në rajonin verior të Shinyanga të Tanzanisë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën 5 persona dhe mbetën 54 persona të tjerë të plgosur pas një përplasje midis një autobusi dhe një kamioni në rajonin verior të Shinyanga të Tanzanisë, sipas raportimit të policisë.

Leonard Nyandahu, komandanti i policisë rajonale të Shinyanga, tha se përplasja ndodhi në orën 2 të mëngjesit me kohën lokale kur autobusi që po shkonte drejt kryeqytetit tregtar Dar es Salaam nga rajoni Mwanza në brigjet e liqenit Victoria u përplas me kamionin, raporton english.news.cn.

Nyandahu tha në një konferencë shtypi se kamioni po transportonte sardelet nga rajoni Mwanza në Dar es Salaam.

Ai tha se hetimet paraprake kanë treguar se drejtuesi i autobusit ka qenë me shpejtësi të madhe dhe ka injoruar kërkesat e pasagjerëve të cilët i kanë kërkuar të ngadalësojë shpejtësinë.

Luzila John, oficerja mjekësore rajonale e Shinyanga, tha se 54 pasagjerët e plagosur po merrnin trajtim dhe i përshkroi kushtet e tyre si të qëndrueshme.

tanzani aksident

Sondazh

Poll