Sport

Nagelsmann harron diplomacinë, trajneri i Bayern Munich tërbon Interin: Janë si Union Berlin…

Java e fundit e kampionatit dhe më pas të gjithë klubet do të fokusohen në Champions League. Nëse Inter do të luajë të shtunën ndaj Milanit, Bayern Munich do ketë një përballje në transfertë ndaj Union Berlin.

3 Shtator 2022, 11:41 Nga DOSJA

Nagelsmann harron diplomacinë, trajneri i Bayern Munich tërbon

GJERMANI- Java e fundit e kampionatit dhe më pas të gjithë klubet do të fokusohen në Champions League. Nëse Inter do të luajë të shtunën ndaj Milanit, Bayern Munich do ketë një përballje në transfertë ndaj Union Berlin.

Sigurisht jo një përballje sfilitëse emocionalisht, por një ndeshje me një koeficient të lartë vështirësie pasi skuadra e Urs Fischer ka 10 pikë, po aq sa Bayern Munich dhe  dhe që mbi të gjitha vjen nga suksesi i jashtëzakonshëm 6-1 kundër Schalke 04.

Në këtë drejtim, trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, në konferencën për shtyp para ndeshjes, gjeti një paralele mes kundërshtarit të kampionatit dhe skuadrës së Simone Inzaghit: "Janë skuadra të ngjashme. Luajnë me skemën 3-5-2 dhe luajnë shpejt në krahë.

Do të mendojmë vetëm për marrjen e 3 pikëve në kampionat, por në një farë mënyre do të jetë edhe një ndeshje që do të na përgatisë në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen kundër Interit".  Takimi do të luhet ditën e mërkurë në orën 21:00 në San Siro.

E.Ç (Dosja.al)

inter bayern munich

Sondazh

Poll