Bota

VD- Një person rrëmben avionin dhe kërcënon se do përplaset, evakuohen disa dyqane

Departamenti i Policisë bëri të ditur se dyqani dhe disa biznese të tjerë rrotull tij janë evakuuar.

3 Shtator 2022, 17:56 Nga k.m.
VD- Një person rrëmben avionin dhe kërcënon se do
Itinerari i avioneve

SHBA- Një aeroplan i vjedhur fluturoi mbi veriun e Misisipit të shtunën në mëngjes duket rrezikuar që të përplasej me një dyqan Walmart pasi piloti kërcënoi se do të përplasej me të. Por ende nuk dihet identiteti i personit që ka vjedhur mjetin fluturues. Departamenti i Policisë bëri të ditur se dyqani dhe disa biznese të tjerë rrotull tij janë evakuuar.

Policia arriti të kontaktojë drejtpërdrejt me pilotin. Avioni po fluturonte në zonë prej orës 5 të mëngjesit të së shtunës dhe qëndroi në ajër më shumë se katër orë.

Guvernatori i Misisipit Tate Reeves tha se forcat e rendit po ndjekin nga afër situatën e rrezikshme.

Mediat amerikane thonë se aktualisht autoritetet e kanë humbur kontaktin me pilotin dhe nuk e dinë vendndodhjen e avionit. 

Hetuesit po vazhdonin të monitoronin rrugën e fluturimit dhe kanë qenë në komunikim me pilotin. Një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit tha se agjencia është në dijeni të fluturimit dhe po koordinohet me zbatimin e ligjit lokal.

misipi shba

Sondazh

Poll