Bota

Sulmohet me miell ministri i Financave të Kosovës

Dardan Molliqaj publikon videon kur hedhet mielli mbi ministrin Murati, duke shkruar mbi të: U ka shpallur luftë punëtorëve.

3 Shtator 2022, 16:19 Nga k.m.
Sulmohet me miell ministri i Financave të Kosovës
Momenti i hedhjes së miellit

PRISHTINË- Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati është sulmuar me miell në Prishtinë. Ka qenë kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, dikur anëtar i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ai që ka publikuar video-n në llogarinë e tij në Facebook.

Molliqaj publikon videon kur hedhet mielli mbi ministrin Murati, duke shkruar mbi të: U ka shpallur luftë punëtorëve.

Po ashtu, në videon e publikuar, shihet Murati teksa vazhdon e ecën deri te vetura e tij, pa thënë asnjë fjalë. Derisa në një moment e heq xhaketën e nis ta për t'i hequr miellin. 

Reagimi vjen si pasojë e një vendimi të ministrit Murati për të mos kaluar pagat e muajit gusht për nëpunësit në sistemin arsimor dhe nëpunës civilë në institucionet lokale dhe qendrore. Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve është marrja e pagesës prej 100 eurosh, si ndihmë për rritjen e përgjithshme të çmimeve, por tani paketa e miratuar nga qeveria përfshin vetëm pensionistët.

dardan molliqaj kosove

Sondazh

Poll