Bota

Sëmundja misterioze merr tre jetë njerëzish në Argentinë, nëntë të tjerë janë të infektuar

Por, Luis Medina Ruiz, Ministri i Shëndetësisë i provincës argjentinase të Tukuman tha se mundësia e Covid-19 është përjashtuar.

3 Shtator 2022, 16:35 Nga F.M
Sëmundja misterioze merr tre jetë njerëzish në
Argjentinë

ARGJENTINË- Tre persona kanë humbur jetën në Argjentinë për shkak të një sëmundjeje misterioze. Mediat e huaja shkruajnë se pacientët kanë probleme me frymëmarrjen dhe dëme në mushkëri, të ngjashme me ato që lë koronavirusi.

Por, Luis Medina Ruiz, Ministri i Shëndetësisë i provincës argjentinase të Tukuman tha se mundësia e Covid-19 është përjashtuar. Sipas tij, pacientët e diagnostikuar me këtë pneumoni u janë nënshtruar analizave që pritet të hedhin dritë mbi këtë sëmundje.

“Pacientët kanë probleme me frymëmarrjen për shkak të pneumonisë dhe dëme në mushkri të ngjashme me koronavirusin. Por diçka e tillë është përjashtuar si mundësi. Jemi të gjithë vigjilent, për këtë arsye kemi lëshuar udhëzues për njësitë e kujdesit intensiv publik dhe privat për të trajuar pacientë që kanë këto simptoma, veçanërisht për të bërë një diagnozë me të gjitha protokollet e nevojshme dhe PPE, siç rekomandohet për të gjithë pacientët me sëmundje të frymëmarrjes,”- tha Luis Medina Ruiz, Ministri i Shëndetësisë i provincës argjentinase të Tukuman.

argjentine luis medina ruiz

Sondazh

Poll