Bota

VD- Turistja tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga katedralja e Venecias, polici hero

Agjenti arriti të merrte për dore një turiste 20-vjeçare, me origjinë nga Holanda, e cila kishte rrëshqitur brenda pëlhurës së gomuar të skelës, e më pas u ngjit në strukturë duke kërcënuar se do hidhej nga lartësia prej 50 metrash.

3 Shtator 2022, 17:46 Nga k.m.
VD- Turistja tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga katedralja e Venecias,
Alberto Crispo

ITALI- Polici Alberto Crispo shpëtoi një grua nga vetëvrasja në kantierin e ndërtimit të Chiesa degli Scalzi në Venecia. Agjenti arriti të merrte për dore një turiste 20-vjeçare, me origjinë nga Holanda, e cila kishte rrëshqitur brenda pëlhurës së gomuar të skelës, e më pas u ngjit në strukturë duke kërcënuar se do hidhej nga lartësia prej 50 metrash.

“Nuk e di ku e gjeta forcën, e kapa fluturimthi. E kapa nga kyçi i dorës që ishte ende i ngjitur në gardhin e skelës. E shtrëngova fort, ndërsa ajo vazhdoi të lëvizte dhe të tundte këmbët, ishte një përpjekje e jashtëzakonshme. Sapo pashë që varej nga maja e skelës, mendova të ngjitesha sa më shpejt. I thashë kolegut tim të njoftonte sallën, ndërsa fillova të ngjitesha në strukturë. Më duhej të arrija atje në kohë për turisten e re ishte çështje momentesh,”- tregoi polici.

Akti i policit u shoqërua nga duartrokitje prej të pranishmëve në vendngjarje që përjetuan ato momente ankthi duke parë se çfarë po ndodhte nga sheshi i stacionit.

alberto crispo

Sondazh

Poll