Bota

Grabitet familja në Greqi, një prej autorëve pëson goditje në tru teksa përpiqej t’ia mbathte

Pas ikjes së tyre, të lidhurit nisën të ulërinin dhe zgjuar të gjithë fqinjët.

3 Shtator 2022, 16:44 Nga F.M
Grabitet familja në Greqi, një prej autorëve pëson goditje
Greqi

GREQI- Një familje prej tre anëtarësh është lidhur, rrahur e grabitur nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën 25 Martiou në Pronoia Nafplio. Dy grabitësit kanë hyrë në shtëpi, kanë lidhur çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijën e tyre. Më pas, kanë marrë para, bizhuteri e gjithçka me vlerë që gjetën në banesë e janë larguar që aty.

Pas ikjes së tyre, të lidhurit nisën të ulërinin dhe zgjuar të gjithë fqinjët. Këta të fundit lajmëruan policinë e disa prej tyre nisën të ndiqnin me vrap grabitësit. Në tentativë për tu larguar një prej grabitësve u rrëzua dhe pësoi goditje në tru.

Punonjësit e pastrimit të Bashkisë Nafplio i ndihmuan grabitësit dhe një prej tyre e çuan në spital. Policia arriti t’i identifikonte e t’i lidhte me grabitjen. Për rrjedhojë grabitësin tjetër e arrestoi, ndërsa atë që ndodhet në spital, po e mban nën vëzhgim.

greqi grabitet familja ne greqi

Sondazh

Poll