Bota

Medvedev kërcënon Perëndimin: Po bëni lojë shahu me vdekjen, shpërbërja e Rusisë do sjellë fundin e botës

Ai akuzoi vendet perëndimore se po përpiqen të përfitojnë nga konflikti për ta shtyrë Rusinë në "një raund të ri shpërbërjeje".

3 Shtator 2022, 15:43 Nga F.M
Medvedev kërcënon Perëndimin: Po bëni lojë shahu me
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev

RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka akuzuar Perëndimin se po luan një "lojë shahu me vdekjen" në mbështetje të Ukrainës.

The Guardian shkruan në një postim në Vkontake, rrjeti social më i madh rus, se Medvedev, i cili tani shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, akuzoi vendet perëndimore se po përpiqen të përfitojnë nga konflikti për ta shtyrë Rusinë në "një raund të ri shpërbërjeje".

"Të bëjmë gjithçka që institucionet shtetërore të Rusisë të ndalojnë së punuari," tha ai. “Të privosh vendin nga qeverisja efektive, siç ishte në vitin 1991. Dhe, si rezultat, të eliminosh Rusinë nga fusha politike”.

Ai shtoi se “përpjekjet e tilla janë vërtet jashtëzakonisht të rrezikshme” sepse ato “injorojnë një aksiomë të thjeshtë: shpërbërja e dhunshme e një fuqie bërthamore është gjithmonë një lojë shahu me vdekjen”.

Ai gjithashtu e përshkroi arsenalin bërthamor të Rusisë si "garancia më e mirë e ruajtjes së Rusisë së Madhe".

dmitry medvedev lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll