Bota

Berlusconi kërkon vota në TikTok, tallet me Joe Biden, Putinin dhe Papa Françeskun

Videoja e tij e parë në TikTok ishte një fjalim mirëseardhjeje që ka mbledhur miliona shikime. Berlusconi në videon e tij të dytë bëri shaka me veten, presidentin e SHBA Joe Biden dhe atë rus Vladimir Putin. Por përfshiu edhe Papa Françeskun. 

3 Shtator 2022, 16:03 Nga k.m.
Berlusconi kërkon vota në TikTok, tallet me Joe Biden, Putinin dhe
Joe Biden, Silvio Berlusconi dhe Vladimir Putin

ITALI- Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi bëri debutimin e tij në TikTok për të bërë një apel për votuesit e tij të rinj përpara zgjedhjeve të ardhshme. Videoja e tij e parë në TikTok ishte një fjalim mirëseardhjeje që ka mbledhur miliona shikime. Berlusconi në videon e tij të dytë bëri shaka me veten, presidentin e SHBA Joe Biden dhe atë rus Vladimir Putin. Por përfshiu edhe Papa Françeskun. 

Duke postuar shakanë e TikTok, Berlusconi tha se ai, Biden, Putin, Papa Françesku dhe ndihmësi i tij i ri po fluturonin në një aeroplan. Ndërsa avioni ishte gati të binte dhe të rrëzohej, fluturimi nuk kishte parashuta të mjaftueshme për të shpëtuar të gjithë pasagjerët dhe njerëzit në bord bënë përpjekje për të marrë parashutën bazuar në 'superioritetin' e tyre.

"Joe Biden kap fillimisht parashutën e thotë: "Kjo është për mua, sepse unë jam njeriu më i fuqishëm në Perëndim". Vladimir Putin merr një tjetër dhe thotë: "Është për mua sepse unë jam njeriu më i fuqishëm në lindje". Berlusconi shkon përpara dhe thotë: "Ky është për mua, sepse të gjithë e dinë që unë jam politikani më i zgjuar në botë". Papa Françesku u ofrua të qëndronte në aeroplan pasi ai ka jetuar një jetë të mirë dhe nuk kishte frikë të vdiste,"- tha ai me shaka. Megjithatë, ndihmësi i ri i Papës tha se ata të dy nuk duhet të kenë frikë pasi "politikani më i zgjuar në Evropë" kishte marrë gabimisht "çantën e shpinës"."

@silvio.berlusconi Ragazzi, oggi niente battute. Voglio parlarvi brevemente di me: lo sapete, sono partito da zero, ho fatto venti lavori diversi: ho fatto il #cameriere, ho venduto libri, cornici per quadri e ho fatto il correttore di bozze per il Corriere della Sera. Dopo di che è cominciata la mia carriera nel campo edile. Con questo, voglio dirvi che anche voi potete darvi da fare in tante direzioni diverse. Però, se voleste entrare da subito in un'#azienda noi cercheremo di agevolarvi, cambiando i costi che l'azienda deve sostenere per assumere un #giovane. Lo faremo togliendo le #tasse e le #contribuzioni che l'azienda deve pagare ora. Voi, ragazzi, prenderete lo stesso stipendio che prendete ora, ma l'azienda pagherà la metà. In questo modo, l'occupazione giovanile sarà più alta. Per fare questo, il 25 settembre dovete venire a votare e votare Forza Italia. Il futuro dell'Italia dipenderà dalle vostre scelte. #berlusconi #silvioberlusconi #forzaitalia #giovani ♬ suono originale - Silvio Berlusconi

Pas përfundimit të barcaletës, politikani veteran italian Berlusconi u bëri thirrje votuesve që të “përpiqen të vendosin një parashutë në Itali” gjatë zgjedhjeve të parakohshme në shtator.

Silvio Berlusconi në gusht njoftoi planet e tij për të kandiduar për një vend në Senat pasi drejton partinë e qendrës së djathtë Forza Italia. Italia do të mbajë zgjedhje të parakohshme pasi qeveria e udhëhequr nga Mario Draghi ra në korrik. Mario Draghi dha dorëheqjen si kryeministër i Italisë pasi tre parti tërhoqën mbështetjen e tyre nga qeveria e koalicionit. Presidenti i Italisë Sergio Matteralla ka njoftuar se zgjedhjet e përgjithshme në vend do të mbahen më 25 shtator. 

joe biden silvio berlusconi vladimir putin itali

Sondazh

Poll