Bota

Lojë ‘macja me miun’ me forcat e NATO-s në Mesdhe! Nëndetësja bërthamore ruse shihet në ujërat italiane

Mediat e profilizuara mbi aktivitetin detar raportojnë sëfundmi së është vërejtur një rritje të aktivitetit të avionëve vëzhgues dhe kundër nëndetëseve në ujërat pranë Italisë duke rritur dyshimet për prezencën e një nëndetëseje ruse në zonë.

3 Shtator 2022, 14:54 Nga e.k
Lojë ‘macja me miun’ me forcat e NATO-s në Mesdhe!
Nëndetëse e NATO-s

ITALI- Lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë tjetër, ku tashmë ukrainasit kanë kaluar në kundërofensivë, megjithatë prezenca ushtarake ruse në zonë është tepër e lartë duke e bërë të vështirë fitoren e boshtit Perëndimor në një kohë të shkurtër dhe vetëm në fushën e betejës.

“Për momentin nuk dihet për çfarë lloj nëndetëse bëhet fjalë. Jemi të sigurt që është me energji bërthamore. Rusia ka vendosur tashmë nëndetëse me energji bërthamore në Mesdhe, por rrallë. Në kontekstin aktual, ajo lidhet me luftën në Ukrainë. Dhe gjithashtu për tensionet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës”.thuhet në mediat e huaja.

Mediat e profilizuara mbi aktivitetin detar raportojnë sëfundmi së është vërejtur një rritje të aktivitetit të avionëve vëzhgues dhe kundër nëndetëseve në ujërat pranë Italisë duke rritur dyshimet për prezencën e një nëndetëseje ruse në zonë.

Lojë ‘macja me miun’ me forcat e NATO-s në Mesdhe!

Sipas gazetës BlackSeaNews, do të ishte nëndetësja K-266 Orel , një nga nëndetëset Oscar II ende në shërbim në Flotën Veriore Ruse. Kjo automjet është modernizuar në vitin 2017 për raketat Onyx. Ditën e djeshme, prej disa orësh, në zonën ku u konstatua prania e nëndetëses ruse, u vu re një aktivitet intensiv i forcave ajrore amerikane.

lufta ne ukraine rusi nato

Sondazh

Poll