Bota

Shumë pranë Shqipërisë, një nëndetëse bërthamore ruse po lundron në brigjet e Italisë

Nuk është e qartë se sa kohë ka qëndruar në det, afër Evropës kontinentale, megjithatë, siç raporton “Naval News”, nëndetësja bërthamore ruse mund të jetë zëvendësuesi i destrojerit rus “Marshal Ustinov”, i cili lundroi në Mesdhe deri më 24 gusht.

3 Shtator 2022, 14:00 Nga d.a.
Shumë pranë Shqipërisë, një nëndetëse
Nendetejsa ruse

ITALI- Një nëndetëse bërthamore ruse raportohet se po lundron në Detin Mesdhe afër Italisë, siç raporton faqja e lajmeve "Naval News”, shkruan gazeta gjermane "Bild".

Sipas Protothemës, nuk është e qartë se sa kohë ka qëndruar në det, afër Evropës kontinentale, megjithatë, siç raporton “Naval News”, nëndetësja bërthamore ruse mund të jetë zëvendësuesi i destrojerit rus “Marshal Ustinov”, i cili lundroi në Mesdhe deri më 24 gusht.

Por tani, destrojeri rus "Marshall Ustinow" po kalon ujërat midis Britanisë dhe Irlandës, i shoqëruar nga një tjetër: destrojeri "Zëvendës-Admiral Kulakov". Ndoshta po përpiqet të largojë vëmendjen nga nëndetësja bërthamore ruse, e cila u vu re jashtë Italisë, komenton botimi gjerman.

Shumë pranë Shqipërisë, një nëndetëse
kordinatat

"Nëndetëse bërthamore ruse duket se po luan 'macja me miun ' me forcat e NATO-s në Mesdhe," komenton faqja e lajmeve.

Ndërtimi i forcave detare ruse në Detin e Zi si pjesë e pushtimit të Ukrainës është i njohur. Më pak e diskutuar është ndërtimi relativ në Mesdhe, i cili shihet si mbrojtja e jashtme për operacionet në Detin e Zi.

Duke cituar analistë të “Open Source Intelligence” (OSINT), një nëndetëse bërthamore ruse duket se i është shtuar konfrontimit Perëndim-Rusi me rastin e luftës së Putinit në Ukrainë.

Naval News pretendon se ka prova të forta të një nëndetëse ruse të tipit SSN, e pajisur me raketa lundrimi, po vepron pranë Italisë, ndaj vëmendja e NATO-s duket se është kthyer tek nëndetësja bërthamore, vëren faqja e internetit.

anija ruse ne itali

Sondazh

Poll