Aktualitet

Martanesh, rrëzohet nga mali 54-vjeçari, u dërgua me helikopter në Tiranë por nuk i mbijeton dot plagëve të marra

Për shkak të gjendjes së rëndë të tij është parë e domosdoshme që të dërgohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

3 Shtator 2022, 12:38 Nga k.m.
Martanesh, rrëzohet nga mali 54-vjeçari, u dërgua me helikopter
Foto ilustruese

BULQIZË- Një 54-vjeçar është paraqitur në spitalin e Bulqizës në gjendje të rëndë. Burime pranë spitalit thanë për Dosja.al se 54-vjeçari me inicialet A.B ka ardhur nga Martaneshi me fraktura në trup. Për shkak të gjendjes së rëndë të tij është parë e domosdoshme që të dërgohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Paraprakisht është deklaruar se 54-vjeçari është rrëzuar në mal, ndërsa nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen.

martanesh

Sondazh

Poll