Aktualitet

Vajza lë makinën ndezur, 18-vjeçari pa patentë nuk e lë t'i ikë rasti. Hipën në mjet, aventura i zgjat pak

Një vajzë 26-vjeçare e kishte lënë automjetin ndezur në rrugën “Mikel Maruli” në kryeqytet dhe ishte larguar për pak minuta. Ky rast është shfrytëzuar në kohë rekord me 18-vjeçarin, i cili ka hipur menjëherë aty duke i dhënë gaz mjetit.

3 Shtator 2022, 12:17 Nga k.m.
Vajza lë makinën ndezur, 18-vjeçari pa patentë nuk e
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar pasi akuzohet për vjedhje makine. Siç bëjnë me dije blutë e kryeqytetit, shoferja e makinës, një vajzë 26-vjeçare e kishte lënë automjetin ndezur në rrugën “Mikel Maruli” në kryeqytet dhe ishte larguar për pak minuta. Ky rast është shfrytëzuar në kohë rekord me 18-vjeçarin, i cili ka hipur menjëherë aty duke i dhënë gaz mjetit. Por e reja njoftoi menjëherë Policinë, kështu që efektivët iu vunë pas makinës duke e kapur të riun, i cili tashmë do të akuzohet për vjedhje. Gjithashtu bëhet me dije se i riu nuk kishte patentë, por ky detaj nuk e kishte penguar për të kryer vjedhjen.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Square", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhi makinën e një shtetaseje, vihet në pranga 18-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se te sheshi "Univers", në rrugën “Mikel Maruli", një person i paidentifikuar kishte vjedhur një automjet të cilin drejtuesja e tij, shtetasja D. Sh., 26 vjeçe, e kishte lënë të ndezur, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Square”, si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- L. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Vjedhja" dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, mesditën e djeshme, te sheshi "Univers", ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases D. Sh. dhe më pas është larguar duke e drejtuar automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane vidhet makina ne tirane

Sondazh

Poll