Aktualitet

Shefi i kuzhinës në ‘Prestige Resort’: Taulant Balla ka gatuar disa herë në kuzhinë me mua

Kuzhinieri tha se Balla duhet të ishte i pranishëm në resort sot për të ofruar mbështetjen e tij.

3 Shtator 2022, 11:46 Nga k.m.
Shefi i kuzhinës në ‘Prestige Resort’: Taulant Balla ka
Shefi i kuzhinës

KAVAJË- Shefi i kuzhinës së "Prestige Resort" ka treguar detaje lidhur me politikanët që vizitonin resortin ku punon. Në një rrëfim për News24 se kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka qenë si i shtëpisë në këtë hotel, madje ka gatuar dhe në kuzhinë bashkë me të.

Kuzhinieri tha se Balla duhet të ishte i pranishëm në resort sot për të ofruar mbështetjen e tij.

“Kam punuar dhe jashtë vendit. Kjo gjë nuk ka ndodhur në asnjë vend. Ajo që më vjen në mendje është se Taulant Balla ka ardhur dhe me mua në kuzhinë, kemi gatuar bashkë. Ai minimumi i minimumeve duhet të ishte krah nesh. Si ka mundësi që ai nuk jep një prononcim. Ai ka qëndruar këtu me ne, dhe i kemi shërbyer. Kjo që po bëhet s’ka asnjë shpjegim. Ky resort është si shtëpia jonë,”- tha kuzhinieri.

Aksioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nisi ditën e djeshme për prishjen e 2 pishinave që sipas IKMT janë pa leje dhe në kundërshtim me ligjin. Kjo ndërhyrje ka sjellë dhe reagime të shumta politike nga të dyja palët. Drejtuesit e resortit akuzojnë qeverinë ndërsa kjo e fundit me anë ë një reagimi nga ana e ministrisë së Brendshme sqaroi se aksioni i IKMT-së është komfort regullave.

taulant balla shembjet ne prestige resort

Sondazh

Poll