Aktualitet

Dibër, plagosi me armë 42-vjeçarin dje, arrestohet autori! Në kërkim i vëllai

Në pranga ka rënë Besnik Selxhaferi, 47 vjeç, pasi plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin Agron Delishi, pas një konflikti për motive të dobëta.

3 Shtator 2022, 10:27 Nga e.k
Dibër, plagosi me armë 42-vjeçarin dje, arrestohet autori!
Policia Dibër

DIBËR- Është vënë në pranga nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Peshkopi.

Në pranga ka rënë Besnik Selxhaferi, 47 vjeç, pasi plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin Agron Delishi, pas një konflikti për motive të dobëta.

Në kërkim është shpallur dhe vëllai i autorit Esmerald Selxhaferi, 29 vjeç, i cili dyshohet se është dhe bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

U konfliktuan dhe plagosi me armë zjarri një 42-vjeçar, vihet në pranga autori i dyshuar  i ngjarjes, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në qytetin e Peshkopisë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.L., 42 vjeç,  menjëherë bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e  autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin B. S., 47 vjeç, banues në Peshkopi, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasin E. S., 29 vjeç, bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin F. L., 31 vjeç, pasi gjatë konfliktit ka goditur me grushta shtetasin N. S., 62 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.’- njoftimi i policisë

diber policia e dibres besnik saxhaferi

Sondazh

Poll