Qëlloi me armë ndaj policëve në Vlorë, kush është 37-vjeçari me 3 emra? Në janar e plagosën në dorë
VLORË- Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj është personi që ka qëlluar mbrëmë ndaj dy policëve&n...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në ceremoninë e dhurimit shprehu falenderimet në emër të qeverisë shqiptare ndaj palës turke për mbështetjen e vazhdueshme që u ka dhënë Forcave të Armatosura për modernizimin e tyre dhe rritjen e kapaciteteve operacionale.

TIRANË- 40 automjete (Fiat EGEA) dhe autobuzë u janë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga Turqia. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në ceremoninë e dhurimit shprehu falenderimet në emër të qeverisë shqiptare ndaj palës turke për mbështetjen e vazhdueshme që u ka dhënë Forcave të Armatosura për modernizimin e tyre dhe rritjen e kapaciteteve operacionale.
“Kjo ndihmë është shumë më tepër se një kontribut për modernizimin dhe rritjen e Forcave të Armatosura shqiptare, lëvizshmërinë dhe aftësitë operacionale. Është një simbol i një marrëdhënieje të vazhdueshme themeli të nxitur gjatë viteve të historisë sonë moderne. Dhe në ditët e sotme, trupat tona punojnë së bashku, stërviten dhe edukohen së bashku”, tha Peleshi.
Ai përmendi faktin se një numër i lartë studentësh shqiptarë janë diplomuar në akademitë ushtarake turke, duke e cilësuar këtë një shtyllë të fortë të bashkëpunimit mes dy vendeve që prej vitit 1992. Po ashtu Ministri i Mbrojtjes vlerësoi ndihmën e dhënë edhe për emergjencat civile, kryesisht nëpërmjet marrëveshjeve financiare dhe granteve ushtarake, duke përmenduar këtu nënshkrimin e dy marrëveshjeve të bashkëpunimit financiar ushtarak mes dy ministrive të mbrojtjeve të dy vendeve.
“Ne kemi qenë kudo ku ishte NATO dhe jemi të pranishëm sa herë që NATO është. Ne jemi krenarë që ndajmë barrën tonë në Aleancë. Është një sfidë për secilin prej nesh që të përballemi me një mjedis të tensionuar dhe të rrezikshëm sigurie. Përgatitja e modernizimit dhe zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve ushtarake duhet të jetë në fokusin tonë. Dhe mbështetja e aleatëve dhe partnerëve tanë të NATO-s është e pazëvendësueshme në këtë drejtim”, tha Peleshi.
Nga ana e tij ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay tha se kjo ndihmë është një manifestim i qartë i marrëdhënieve vëllazërore mes Turqisë dhe Shqipërisë.
“Ne e shikojmë Shqipërinë si një vend kyç për stabilitetin e sigurinë e Ballkanit dhe Evropës. Ne kemi mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE dhe dhe dëshirojmë sinqerisht ta shohim atë si një anëtare të re të Unionit në përfundim të procesit”, tha ai.
Në ceremoninë e dhurimit të automjeteve morën pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA gjeneral brigade Arben Kingji, atasheu ushtarak pranë ambasadës turke, Muhammed Kelami Kablay si dhe përfaqësues të tjerë të FA.
VLORË- Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj është personi që ka qëlluar mbrëmë ndaj dy policëve&n...
plazh shqiptar Nga Kendall Hill Në fluturimin e shkurtër përtej Adriatikut për në Shqipëri, ndodh diçka e ve&cc...
Pamje nga vendi i ngjarjes VLORË- Policia ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri mbi dy efektiv&eu...
Pamje nga shembjet që po kryen IKMT në "Prestige Resort" DURRËS- Prej dy ditësh tashmë po vijon aksioni i IKMT-së për sh...
Foto nga Isa Myzyraj Nga Tom Kington, The Times Nga ferma e tij familjare lart në një luginë të largët në Shqipër...
Pamje nga Vlora VLORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e djeshme ...
foto ilustruese BRITANI- Më 1 shtator qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dëboi gjithsej 32 kriminelë dhe shkelës të e...
Arbi Agalliu VLORË- Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, Arbi Agalliu ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rënd&e...
Shqiptaret e arrestuar ne Britani BRITANI- Një bandë kriminale e përbërë nga shqiptarë krijoi një rrjet të sofistik...
Pamje nga "Prestige Resort" DURRËS- Ka vijuar dhe ditën e sotme aksioni i Ispektoriatit të Mbrojktjes së Territorit për shembjet n...