Aktualitet

Ndodh në Pogradec, shoferi i dehur i pret rrugën të miturit, e kërcënon me thikë dhe i merr biçikletën

Në pranga ka rënë një 51-vjeçar i identifikuar me inicialet J.M, banues në Pogradec. Ky person dje në lagjen nr.1, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, për motive të dobëta ka kërcënuar me thikë dhe i ka marrë biçikletën një 15-vjeçari, e cila iu gjet në banesë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

3 Shtator 2022, 10:51 Nga e.k
Ndodh në Pogradec, shoferi i dehur i pret rrugën të miturit, e
Foto ilustruese

POGRADEC- Një 51-vjeçari i janë vënë prangat nga policia e Pogradecit, pasi akuzohet për vjedhje dhe kanosje.

Në pranga ka rënë një 51-vjeçar i identifikuar me inicialet J.M, banues në Pogradec. Ky person dje në lagjen nr.1, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, për motive të dobëta ka kërcënuar me thikë dhe i ka marrë biçikletën një 15-vjeçari, e cila iu gjet në banesë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. M., 51 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vjedhja” dhe “Kanosja”.

Shtetasi i mësipërm, dje në lagjen nr.1, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, për motive të dobëta ka kërcënuar me thikë dhe i ka marrë biçikletën një 15-vjeçari, e cila iu gjet në banesë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

policia e pogradecit

Sondazh

Poll