Aktualitet

Vrasja e Ismet Çekores në Shkodër, kamerat fiksojnë autorin, ishte me motor dhe me skafandër

Disa persona të cilët kanë qenë prezent në momentin e vrasjes së 57-vjeçarit në Shkodër Ismet Çekorja, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Shtetit. Mes tyre edhe Alban Bruçin dhe babain e tij.

3 Shtator 2022, 10:32 Nga k.m.
Vrasja e Ismet Çekores në Shkodër, kamerat fiksojnë
Ismet Çekorja

SHKODËR- Vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorit të vrasjes së Ismet Çekorjes në lagjen Kiras të Shkodrës, mesditën e djeshme. Disa persona të cilët kanë qenë prezent në momentin e vrasjes së 57-vjeçarit në Shkodër Ismet Çekorja, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Shtetit. Mes tyre edhe Alban Bruçin dhe babain e tij.

Sipas burimeve, ka qenë një person i cili e ka thirrur 57-vjeçarin të dalë nga shtëpia dhe më pas e ka qëlluar duke e plagosur rëndë, për të ndërruar më pas jetë në spital. Ndërkohë që kamerat e sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga Policia në bizneset e zonës kanë mundur që të fiksojnë autorin. Ai ishte me motor dhe me skafandër, duke e fshehur identitetin e tij.

Deri në këto momente nuk ka asnjë autor të dyshuar të këtij krimi dhe pista kryesore që po hetohet është konflikti i djalit të tij që është akuzuar si autor i atentatit Alban Bruçi.

Ismet Çekorja është babai i Bajrma Çekorjas, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët që i bënë atentat Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit. Disa ditë para vrasjes, vetë viktima doli në një deklaratë për mediat mohoi përfshirjen e djalit të tij në plagosjen e Bruçit. Çakorja nënvizoi se këto janë sulme ndaj familjes së tij, që i bëjë disa banditë të veshur me pushtet. Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur. 25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin Policia ka shpallur në kërkim dhe Tonato Fushën.

vritet ismet cekorja ismet Çekorja

Sondazh

Poll