Aktualitet

Qëlloi me armë ndaj policëve në Vlorë, kush është 37-vjeçari me 3 emra? Në janar e plagosën në dorë

Në datën 5, Diego Haxhiraj është goditur me armë zjarri, në lagjen “Pavarsia”, ku ka mbetur i plagosur në dorë, pavarësisht se ishte qëlluar me breshëri kallashnikovi.

3 Shtator 2022, 10:11 Nga k.m.

Qëlloi me armë ndaj policëve në Vlorë, kush

VLORË- Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj është personi që ka qëlluar mbrëmë ndaj dy policëve Angjelo Breshani dhe Nako Mehmetaj në Vlorë. Ndaj dhe është shpallur në kërkim. Por 37-vjeçari ka qenë edhe vetë shënjestër e një atentati, pikërisht në Janar të këtij viti.

Në datën 5, Diego Haxhiraj është goditur me armë zjarri, në lagjen “Pavarsia”, ku ka mbetur i plagosur në dorë, pavarësisht se ishte qëlluar me breshëri kallashnikovi. Por në momentin që u shoqërua në Komisariatin e Vlorës, nuk dha asnjë detaj për personat që mund të kishte konflikte e që mund të kishin shtënë kundër tij. Në dëshminë e Diego Hanajt për efektivët e policisë, 36-vjeçari është shprehur se sapo ishte kthyer nga Holanda.

‘Nuk njoha njeri, dhe nuk kam konflikt me askënd’.

Por në fakt 36-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugë poshtë pallatit të tij, ku edhe ka pikasur persona që po e prisnin dhe është larguar me vrap, ndërsa autorët kanë qëlluar për ta vrarë e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur mjetin në fshatin Trevllazën, teksa brenda tij u gjetën dy krehëra kallashnikovi. Po ashtu, në 2013, Diego Haxhiraj është arrestuar pas një operacioni antidroge në vlorë kur u kapën rreth 600 kg kanabis. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, ndërsa mbrëmë Haxhiraj qëlloi ndaj dy efektivëve të Policisë. 

diego haxhiraj atentat dy policeve ne vlore vlore anxhelo breshani nako mehmetaj teki haxhiraj diego hanaj

Sondazh

Poll