Aktualitet

"Pisha në mes të pishinës u ideua nga Rama", drejtuesit e resortit akuza kryeministrit

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në lidhje me projektin. Sipas drejtuesve të resortit pema në mes të pishinës ishte skicuar nga vetë kryeministri Rama.

3 Shtator 2022, 09:43 Nga e.k
"Pisha në mes të pishinës u ideua nga Rama", drejtuesit
Pamje nga shembjet që po kryen IKMT në "Prestige Resort"

DURRËS- Prej dy ditësh tashmë po vijon aksioni i IKMT-së për shembjet e dy pishinave në "Prestige Resort" në plazhin e Golemit.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në lidhje me projektin. Sipas drejtuesve të resortit pisha në mes të pishinës ishte skicuar nga vetë kryeministri Rama.

Po ashtu është bërë e ditur se dhe ndriçimi LED në pishinën "VIP" ishte dhënë si ide nga Rama. Siç raporton dhe gazetari i "News 24", pritet që drejtuesit e resortit të nxjerrin të tjera detaje dhe fakte në dritë për të zbardhur të vërtetën.

ikmt ne prestige resort

Sondazh

Poll