Aktualitet

DETAJE/ Policia gjen mjetin e autorëve! Kamerat kapin momentin kur largohen në këmbë

Kamerat e sigurisë të ndodhura në atë rrugë kanë kapur momentin kur dy autorët kanë dalë nga mjeti dhe janë larguar në këmbë.

3 Shtator 2022, 09:22 Nga e.k
DETAJE/ Policia gjen mjetin e autorëve! Kamerat kapin momentin kur largohen
Pamje nga Vlora

VLORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen "Partizani" në Vlorë. Sipas informacione Policia ka arritur të gjejë mëngjesin e sotëm mjetin e autorëve të braktisur afër zonës ku dhe ndodhi sulmi me armë.

Siç raportohet gjetja e mjetit është bërë e mundur falë targave të cilat ishin të rregullta. Kamerat e sigurisë të ndodhura në atë rrugë kanë kapur momentin kur dy autorët kanë dalë nga mjeti dhe janë larguar në këmbë.

Policia deri më tani ka shoqëruar 8 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen ndërkohë që identiteti i autorëve ende nuk është bërë i ditur nga blutë e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen "Partizani" në Vlorë. Dy efektiviët, Angjelo Bezhani dhe Narko Mehmetaj kanë qenë jashtë shërbimit në momentin e sulmit dhe lëviznin me një mjet privat i cili ishte me xhama të zinj dhe pa targa. Ata fatmirësisht nuk morën plagë nga plumbat e qëlluar drejt tyre.

atentat 2 policeve ne vlore

Sondazh

Poll