Sport

Shkëlqen sërish Luiza Gega! Siguron normën e Botërorit dhe Olimpiadës, e para nga europianet në Diamond League…

Norma e Botërorit dhe Olimpiadës së Parisit është 9.23.00, ndërkohë që Luiza është shumë poshtë kësaj kohe dhe pretendon ta ulë edhe më shumë rezultatin e saj personal.

3 Shtator 2022, 10:42 Nga DOSJA

Shkëlqen sërish Luiza Gega! Siguron normën e Botërorit dhe

BELGJIKE - Atletja e shquar shqiptare, Luiza Gega, kap normën e Botërorit të 2023-it, në garën e radhës të “Diamond League”. Kampionia në fuqi e Europës, në garat e zhvilluara në Bruksel të Belgjikës shënoi kohën 9.14.41, duke qenë mes atleteve më të mira të Botës. Koha e Gegës ishte e shtata më e shpejtë, ndërsa vlen të theksohet fakti se Luiza Gega ishte e para nga atletet europiane.

Norma e Botëtorit dhe Olimpiadës së Parisit është 9.23.00, ndërkohë që Luiza është shumë poshtë kësaj kohe dhe pretendon ta ulë edhe më shumë rezultatin e saj personal. Vetëm pak ditë më parë, Gega e nderoi Shqipërinë me paraqitjen fantastike në Kampionatin Europian që u zhvillua në Mynih, duke fituar medaljen e artë dhe u shpallur kampione e Europës.

Shkëlqen sërish Luiza Gega! Siguron normën e Botërorit dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll