Sport

Gasperini ankohet: "Tre lojtarë kaluan gjithë ditën në telefon për t'u larguar"

“Këtu ka gjithmonë probleme kur dikush nuk luan. Ky nuk është ekipi që doja, do të më duhet të përshtatem”,- ka deklaruar italiani.

3 Shtator 2022, 07:13 Nga DOSJA

Gasperini ankohet: "Tre lojtarë kaluan gjithë ditën në

ITALI - Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantas është “lehtësuar” në fund të merkatos. Në deklaratat pas triumfit (3-1) ndaj Torinos, për javën e 4-t të Serisë A, trajneri nuk e fshehu ‘urthin’ për sezonin e mbyllur në Bergamo.

“Më në fund mbaroi. Hateboer, Maehle dhe Boga e kaluan tërë ditën pas celularëve për t'u larguar në klube të tjera. Por më në fund kjo u mbyll dhe ky është ekipi që kam. A jam i kënaqur? Jo. Drejtuesit nuk më ndihmuan duke më lënë me një skuadër kaq të madhe, sepse këtu ka gjithmonë probleme kur dikush nuk luan. Ky nuk është ekipi që doja, do të më duhet të përshtatem”,- u ankua italiani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll