Sport

Carragher për Haaland: "Ai mund të jetë lojtari më i mirë i Premier League"

Sulmuesi norvegjez ka shënuar nëntë gola në pesë ndeshje në radhët e Manchester Cityt

3 Shtator 2022, 07:19 Nga DOSJA

Carragher për Haaland: "Ai mund të jetë lojtari më i

ANGLI - Jamie Carragher ka pranuar se është shumë i impresionuar për startin e Erling Haaland te Manchester City. Ish-lojtari i kombëtares angleze thekson se është e qartë se ata po përballen me një lojtar të veçantë, që mund të ketë një ndikim të thellë në Premier League.

“Manchester City bëri shumë mirë në treg. Ata humbën disa lojtarë sulmues, por sollën Alvarez, i cili tashmë ka treguar cilësinë e tij dhe Haaland, i cili është i mahnitshëm. Ne kemi një lojtar të madh në Premier League, por mendoj se do të jetë vërtet e veçantë kur ai të përfundojë karrierën e tij në Manchester City, ose në Premier League. Ai do të jetë përkrah Thierry Henry. Ai mund të bëhet lojtari më i mirë që kemi parë ndonjëherë në Premier League. Ka një fillim të shkëlqyer. Jam shumë i emocionuar ta shoh të luajë në fundjavë”,- tha ish-lojtari e Liverpoolit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll