Sport

Kontratë besimi së bashku me presidentin amerikan, Broja te Chelsea deri në 2028-tën: Është klubi që kam ëndërruar!

Chelsea ka konfirmuar përmes faqes zyrtare të klubit se futbollisti shqiptar Armando Broja ka nënshkruar një marrëveshje të re deri në vitin 2028.

3 Shtator 2022, 09:43 Nga DOSJA

Kontratë besimi së bashku me presidentin amerikan, Broja te Chelsea

ANGLI- Chelsea ka konfirmuar përmes faqes zyrtare të klubit se futbollisti shqiptar Armando Broja ka nënshkruar një marrëveshje të re deri në vitin 2028. Sulmuesi i kombëtares që në këtë muaj do të mbushë 21-vjeç, merr edhe njëherë besimin e gjigandëve të Anglisë teksa pritet që në këtë sezon t’i besohen minuta të rëndësishme në elitën e futbollit anglez.

Në të shkuarën, sulmuesi ka qenë i huazuar te Vitesse dhe Southampton dhe paraqitjet me shenjtorët tërhoqën vëmendjen e disa klubeve në Premier League, duke përfshirë West Ham dhe Everton.

Me Chelsean që konkurron në të gjitha frontet këtë sezon, Tuchel do të ketë nevojë për çdo provë zjarri, dhe gjashtë golat e Brojës te Southampton sezonin e kaluar janë prova e mjaftueshme që trajneri gjerman mund të mbështetet te shqiptari. Në fund të rinovimit, vetë Broja ka thënë fjalët e para teksa theksoi se është një ndjenjë fantastike për të dhe familjen e tij.

“Është klubi që kam ëndërruar të luaj gjatë gjithë jetës sime, klubi që unë mbështes dhe klubi që unë dua. Unë kam qenë këtu që kur isha i vogël, kështu që është një ndjenjë surreale për mua dhe familjen time.”

Të mund të vesh fanellën e Chelsea-t është një ëndërr e bërë realitet. Është e mahnitshme çdo minutë që luan në fushë sepse ky është një nga klubet më të mëdha në botë”.“Ka gjithmonë konkurrencë dhe të gjithë duan të luajnë, kështu që unë jam i lumtur që kam mundësinë të jem pjesë e saj. Shpresoj që të luaj shumë ndeshje dhe të jem pjesë e suksesit të ekipit.”

E.Ç (Dosja.al)

 

broja

Sondazh

Poll