Sport

Befason Marcelo, braziliani zbret në Greqi. Firmos për të luajtur me Olympiacosin…

Klubi grek i Pireut njoftoi të premten në mbrëmje nënshkrimin e kontratës me ish-mbrojtësit të majtë të Real Madridit, Marcelo.

3 Shtator 2022, 07:25 Nga DOSJA

Befason Marcelo, braziliani zbret në Greqi. Firmos për të luajtur

GREQI - Në moshën 34-vjeçare, braziliani Marcelo do të vazhdojë karrierën e tij në Evropë. Gjatë lamtumirës së tij me Real Madridin në mesin e qershorit, krahu i majtë me 545 ndeshje me ‘los blancos’ kishte bërë të ditur se nuk kishte ndërmend të kthehej në Brazil.

Mbrëmjen e kësaj të premteje, Olympiakos, tre herë kampion i Greqisë në fuqi, ka njoftuar ardhjen e pesë herë fituesit të Champions League. “Është kënaqësi të njoftoj ardhjen e një legjende të vërtetë si Marcelo” ,- është shprehur skuadra greke në rrjetet e tyre sociale, duke i uruar mirëseardhjen futbollistit 34-vjeçar brazilian. 

Thuhet se Marcelo ka nënshkruar për një sezon, deri më 30 qershor 2023, plus një opsional. Me klubin e Pireut, që do të ndeshet me FC Nantes në të njëjtin grup të Europa League, ai do të jetë në stadiumin ‘Beaujoire’ javën e ardhshme.

Befason Marcelo, braziliani zbret në Greqi. Firmos për të luajtur

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll