Sport

Paul nuk udhëton me Betis për në Madrid, pësoi një aksident automobilistik në trafik…

Fatkeqësia e lojtarit nga Bregu i Fildishtë që luan me bardhejeshilët e Sevillas ndodhi kur ai ishte rrugës për në Ciudad Deportiva për t'u bashkuar me skuadrën.

3 Shtator 2022, 07:48 Nga DOSJA

Paul nuk udhëton me Betis për në Madrid, pësoi një

SPANJE - Paul Akouokou ka shkaktuar një mungesë në minutën e fundit nga ekspedita e Betisit, e cila pasditen e djeshme është nisur drejt kryeqytetit spanjol për t'u përballur nesër me Real Madridin, pasi pësoi një aksident trafiku. 

Siç raportohet nga ‘Goal’, fatkeqësia për futbollistin nga Bregu i Fildishtë ndodhi kur ai ishte në rrugën e tij për në Ciudad Deportiva Luis del Sol, për t'u bashkuar me ekipin përpara se të udhëtonte drejt Madridit.

Sipas këtyre informacioneve, futbollisti është mirë, ndonëse pas ekzaminimit nga shërbimet mjekësore, stafi stërvitor ka vendosur që si masë paraprake ishte më mirë që ai të qëndronte në Seville. 

Kjo javë ka qenë një pasiguri e madhe për ndërkombëtarin nga Bregu i Fildishtë. Emri i tij ishte në treg, me interesimin e disa klubeve si Getafe edhe pse Betis në fund vendosi ta mbante. Të enjten, në fakt, ai nuk stërvit me grupin për këtë arsye, ndonëse klubi andaluz kishte vendosur të mos e largonte lojtarin.

Paul nuk udhëton me Betis për në Madrid, pësoi një

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll