Sport

VIDEO/ Hector Bellerin dhe Marcos Alonso, nisin stërvitjen si ‘blaugrana’...

Të dy lojtarët nga Premier League, janë stërvitur në seancën para ndeshjes të së shtunës, kundër Sevillas në transfertën në ‘Ramón Sánchez Pizjuán’ dhe kanë qenë risia kryesore

2 Shtator 2022, 20:13 Nga DOSJA

VIDEO/ Hector Bellerin dhe Marcos Alonso, nisin stërvitjen si

SPANJE - Xavi Hernández tashmë mund të llogarisë në dy nënshkrimet e reja në minutën e fundit në tregun e transferimeve: Héctor Bellerín dhe Marcos Alonso. Të dy lojtarët, nga Premier League, janë stërvitur në seancën para ndeshjes të kësaj të shtune, kundër Sevillas në transfertën në ‘Ramón Sánchez Pizjuán’ dhe kanë qenë risia kryesore.

Héctor ka dalë në fushën e Tito Vilanova në ‘Ciudad Deportiva Joan Gamper’ i shoqëruar nga Robert Lewandowski dhe me një ndryshim, pasi ka rruar mustaqet. Më vonë, ish-lojtari i Arsenalit filloi të fliste me shokët e tjerë të skuadrës dhe pati një bisedë të gjatë të veçantë me Sergi Roberto, me të cilin do të ndante një pozicion.

Nga ana e tij, Marcos Alonso, nënshkrimi i të cilit ende nuk është zyrtarizuar nga Barça, ka qenë shumë i afërt me Jordi Alba, me të cilin ka ndarë kombëtaren dhe do të luajë në krahun e majtë te skuadra katanalase, përveç Alejandro Balde.

Para fillimit, pjesa tjetër e skuadrës i ka pritur të dy me një tunel 'kolejash'. Marcos Alonso ishte i pari që kaloi përmes tunelit, ndërsa Bellerín ishte pas tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll