Aktualitet

Atentati ndaj dy efektivëve/ Deputeti i PD: Krimi goditi shtetin në zonën më të banuar të Vlorës

Me anë të një postimi në Facebook, Agalliu shprehet se situata në vend është e rëndë dhe sot nuk dihet më se cili kërkon kë.

3 Shtator 2022, 09:14 Nga e.k
Atentati ndaj dy efektivëve/ Deputeti i PD: Krimi goditi shtetin në
Arbi Agalliu

VLORË- Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, Arbi Agalliu ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë. 

Me anë të një postimi në Facebook, Agalliu shprehet se situata në vend është e rëndë dhe sot nuk dihet më se cili kërkon kë.

"Shumë orë kaluan pa u goditur e pa u vrarë!!!
Situata e rendit në vend është më shumë se e rënduar aq sa për këtë arsye u shkarkua Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Pas kanabizimit të vendit dhe përfshirjes në policinë e shtetit të personave me rekorde kriminale sot nuk ndan dot se cili kërkon kë. Në një nga zonat më të banuara, sikurse është Lagja Partizani në Vlorë, krimi godet shtetin. Krimi godet dy efektivë policie. I godet për shkak të detyrës apo për shkak të përfshirjeve në afera kriminale, këtë do ta zgjidhë drejtësia por ajo që ka më tepër rëndësi është ky akt kriminal dhe guximi për të goditur uniforëm e policisë së shtetit", shkruan ai.

atentat 2 policeve ne vlore

Sondazh

Poll