Sport

Dita e fundit e merkatos katastrofike për Dieng, në aeroport i thotë jo Leeds për të shkuar te Nice, por ndodh e papritura

Dita e merkatos ka përfunduar dhe disa skuadra ia dolën në sekondat e fundit të arrinin transferimet që dëshironin.

2 Shtator 2022, 20:09 Nga DOSJA

Dita e fundit e merkatos katastrofike për Dieng, në aeroport i

FRANCË- Dita e merkatos ka përfunduar dhe disa skuadra ia dolën në sekondat e fundit të arrinin transferimet që dëshironin. Leeds, për shembull, po kërkonte një sulmues dhe mendoi të transferonte Bamba Dieng nga Olympique Marseille. Bamba Dieng po priste të hipte në avionin privat që do ta çonte nga Marseja për të nisur aventurën e tij të re në Premier League.

Më pas, i zhvendosur nga një kundërofertë nga Nice dhe i etur për të qëndruar në Francë, vendosi të pranojë propozimin e klubit francez dhe më pas u drejtua në Côte d'Azur për ekzaminimet mjekësore, duke i habitur të gjithë, sidomos anglezët që e prisnin.

Megjithatë, kur ai mbërriti te Nice për t'iu nënshtruar ekzaminimeve të zakonshme mjekësore, një tjetër kthesë e një dite mjaft të trazuar erdhi për të. Dieng nuk i kaloi testet mjekësore me kuqezinjtë. Pra, asnjë firmë dhe transferim i dështuar. Karma, fati apo një rastësi e thjeshtë, fakti është se senegalezi do të detyrohet të qëndrojë në Marsejë të paktën deri në janar.

“Pjesë e çmendurisë”, ka shkruar në Tëitter presidenti i Leeds, Andrea Radrizzani. Më pas, bardhezinjtë vendosën të blejnë ëilfried Gnonto, i marrë nga Zurich për 5 milionë euro.

E.Ç (Dosja.al)

leeds bamba dieng

Sondazh

Poll