Sport

Tiago Pinto nuk e mban dot të qeshurën, ndërhyrja e Mourinhos shkakton humor: "Drejtor, bëj një sforco të vogël" (video)

Drejtori sportiv i Romës Tiago Pinto foli për operacionet e merkatos së verës të kryera në këtë sezon, por edhe për dështimin për të marrë një qendërmbrojtës.

2 Shtator 2022, 19:49 Nga DOSJA

Tiago Pinto nuk e mban dot të qeshurën, ndërhyrja e Mourinhos

ITALI- Drejtori sportiv i Romës Tiago Pinto foli për operacionet e merkatos së verës të kryera në këtë sezon, por edhe për dështimin për të marrë një qendërmbrojtës.Gjatë konferencës u zhvillua një skenë interesante mes Pintos dhe José Mourinhos, e cila nuk pritej në sallë.

Drejtori i përgjithshëm po i përgjigjej pyetjes për një ardhje të mundshme të një mbrojtësi me parametra zero ("Këtu të gjithë më kërkojnë të bëj gjithmonë përpjekje të vogla për çdo negociatë, por nuk mund të bëjmë gjithmonë përpjekje të vogla"), ndërsa u ndërpre nga portugezi që po kalonte pranë sallës së konferencës, nuk ngurroi të hapte derën dhe të lëshonte një batutë.

“Drejtor, bëj një sforco të vogël”, ishin fjalët e trajnerit portugez, me të qeshurat që shpërthyen në sallë dhe përfshinë edhe vetë Tiago Pinto i cili ka plotësuar thuajse të gjitha kërkesat e Mourinhos gjatë merkatos së kësaj vere.

E.Ç (Dosja.al)

tiago pinto roma

Sondazh

Poll