Sport

Lukaku nuk shfaqet në qendrën stërvitore, tifozi i vogël dëshpërohet! D'Ambrosio i kthen lotët në buzëqeshje (video)

Te Inter buzëqeshja u rikthye falë fitores ndaj Cremoneses në mesjavë. Tashmë ekipi zikaltër ka një ndeshje të rëndësishme, pikërisht në derbi ndaj Milanit.

2 Shtator 2022, 19:23 Nga DOSJA

Lukaku nuk shfaqet në qendrën stërvitore, tifozi i vogël

ITALI- Te Inter buzëqeshja u rikthye falë fitores ndaj Cremoneses në mesjavë. Tashmë ekipi zikaltër ka një ndeshje të rëndësishme, pikërisht në derbi ndaj Milanit. Atmosfera në grup është e mirë dhe lojtarët, si gjithmonë, kanë marrë një vizitë nga tifozët, të cilët kanë tentuar të rrëmbejnë autografe dhe selfie nga të preferuarit e tyre.

Si gjithmonë, shumë kanë ardhur në Appiano Gentile për të takuar lojtarët e ekipit të tyre të preferuar. Mes këtyre edhe disa tifozë të vegjël, të cilët me prindërit e tyre ndodheshin jashtë qendrës stërvitore. Një prej tyre ishte Danilo D'Ambrosio, i cili ishte shumë i dobishëm në përmbushjen e kërkesave. Pasi uli xhamin e makinës së tij, mbrojtësi ka firmosur autografe dhe ka bërë foto me të pranishmit.

Njëri prej tyre, megjithatë, nuk ka fshehur asnjë shenjë zhgënjimi për shkak të mungesës së Romelu Lukakut, i cili po përballet me një dëmtim dhe do të mungojë disa javë. Tifozi i vogël duke vlerësuar autografet e marra, do të kishte pëlqyer atë me belgun që është idhulli i tij. Një situatë që goditi D'Ambrosion, i cili me një gjest të vogël bëri që tifozi të buzëqeshte.

Lojtari, pa u menduar dy herë, ka marrë telefonin inteligjent dhe ka telefonuar shokun e tij. Një video-telefonatë, për të lejuar tifozin të përshëndesë sulmuesin belg të paktën nga distanca. Fatmirësisht ky i fundit u përgjigj dhe më pas D'Ambrosio i shpjegoi gjithçka duke iu afruar smartfonit djalit, i cili për pak sekonda kaloi nga trishtimi në lumturi. Shkëmbim fjalësh dhe madje edhe një selfie, me imazhin e Lukakut përkrah. Nuk duhet shumë për të dhënë pak lumturi.

E.Ç (Dosja.al)

inter lukaku

Sondazh

Poll