Sport

Josa e di si fitohet një KLASIKE! Vllaznia mposht Tiranën në kryeqytet

Java e tretë e Kategorisë Superiore nisi me klasiken Tirana-Vllaznia, përballje që përfundoi me shifrat 1-2.

2 Shtator 2022, 18:08 Nga DOSJA

Josa e di si fitohet një KLASIKE! Vllaznia mposht Tiranën në

TIRANË- Java e tretë e Kategorisë Superiore nisi me klasiken Tirana-Vllaznia, përballje që përfundoi me shifrat 1-2. Një ndeshje me ritëm, gola ku nuk munguan dhe kartonat.Të parët që mbeten në inferioritet numerik ishin vendasit pas ndërhyrjes së gabuar të Zhivanajt në zonë ndaj Kainës teksa mbrojtësi la Tiranën me 10 lojtarë në minutën e 21'. Herald Marku do të shënonte nga penalltia, ndërsa Kaina do të realizonte në të 29-tën minutë.

Në pjesën e dytë, Tirana e nisi me një ritëm më të lartë dhe Xhixha do të shënonte në minutën e 47', ndërsa pas tre minutash Herald Marku do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë.Pas këtij triumfi, Vllaznia ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve dhe renditen të dytët, ndërsa nga ana tjetër, Tirana mbetet në kuotën e katër pikëve në vend të katërt teksa pëson disfatën e parë të sezonit.

E.Ç (Dosja.al)

vllaznia tirana

Sondazh

Poll