Sport

Kriza energjitike prek edhe futbollin italian, vendimi që ka marrë Lega Seria A

Lega Serie A zhvillon takimin e parë të sezonit të ri. Takim i shkurtër, afërsisht 45 minuta, gjatë të cilit u miratua buxheti për sezonin 2022-2023 dhe presidenti Lorenzo Casini prezantoi përmbledhjen e punës së kryer në ditët e fundit me fokus në temën e emergjencës energjetike.

2 Shtator 2022, 17:52 Nga DOSJA

Kriza energjitike prek edhe futbollin italian, vendimi që ka marrë

ITALI- Lega Serie A zhvillon takimin e parë të sezonit të ri. Takim i shkurtër, afërsisht 45 minuta, gjatë të cilit u miratua buxheti për sezonin 2022-2023 dhe presidenti Lorenzo Casini prezantoi përmbledhjen e punës së kryer në ditët e fundit me fokus në temën e emergjencës energjetike.

Këtu përfshihet zvogëlimi i kohës së ndriçimit të dritave në stadiume, me një limit maksimal përdorimi prej 4 orësh: në ndeshjet që luhen në takimet në orën 12:30 dhe 18:00 momenti i ndezjes së plotë është reduktuar nga 90 në 60 minuta, minimumi për të garantuar daljen e tifozëve dhe nevoja për të kalibruar mjetet ndezëse dhe për t’u dhënë kohë tifozëve që të dalin nga stadiumi.

E gjithë kjo do të nisë në javën e pestë të kampionatit. Në këtë mënyrë do të arrihet një reduktim prej rreth 25% i kohëve të ndriçimit. Jo vetëm kaq, në të ardhmen synohet gjithashtu të identifikohet zgjidhja e mëtejshme për të reduktuar ndikimin energjetik të stadiumeve, si përdorimi i LED-ve ose instalimi i paneleve fotovoltaike.

“Është hapi i parë, tani për tani – komentoi presidenti i Lega-s Casini – në një kohë të vështirë krize energjitike duhet të jemi shembull i virtytshëm. Sot në stadiume dritat janë thelbësore, si dhe për sigurinë dhe rendin publik, për të lejuar funksionimin korrekt të teknologjisë Var dhe Goal Line, por, për të ulur ndjeshëm konsumin, ne e kemi parë të nevojshme të reduktojmë ndriçimin e impianteve, para dhe pas takimeve."

E.Ç (Dosja.al)

serie a futbolli italian

Sondazh

Poll