Bota

Kompania gjermane nën hetim, eksportoi substancën e përdorur për helmin Novichok në Rusi

Një dërgesë e pajisjeve laboratorike e destinuar dyshohet për në Lituani, në fakt i ishte adresuar dikujt në Rusi.

2 Shtator 2022, 16:35 Nga k.m.
Kompania gjermane nën hetim, eksportoi substancën e përdorur
Novichok

GJERMANI- Një tjetër zbulim i grupit investigativ të gazetarëve të Süddeutsche Zeitung bëri bujë ditët e fundit. Bëhet fjalë për një kompani të vogël në qytetin e Stande, Riol Chemie, është regjistruar në regjistrin tregtar me vetëm 20 punonjës, por pretendonte se kishte një xhiro vjetore prej 1.5 milionë euro.

"Riol Chemie" ra në sy të doganave gjermane vitin e kaluar gjatë një kontrolli rutinë. Një dërgesë e pajisjeve laboratorike e destinuar dyshohet për në Lituani, në fakt i ishte adresuar dikujt në Rusi. Doganierët kanë sekuestruar mallin dhe kanë nisur hetimet.

"Sipas autoritetit doganor dhe prokurorisë kompetente, dyshohet se nga nëntori 2019 deri në mars 2021, drejtorët e kompanisë kanë eksportuar në Rusi sasi të vogla të substancave shumë toksike dhe materiale speciale laboratorike, në më shumë se 30 raste pa nevojën emergjente. Disa nga kimikatet, besojnë studiuesit, mund të përdoren si lëndë të para për prodhimin e agjentëve kimikë dhe biologjikë të luftës. Përveç kësaj, kompania thuhet se i ka dorëzuar në mënyrë të përsëritur Rusisë pajisje mbrojtëse, të cilat kërkohen, ndër të tjera, për prodhimin e armëve biologjike dhe kimike dhe për këtë arsye është i kufizuar edhe eksporti i tij,”-shkruhet në mediat gjermane.

Por ka edhe një element që e bën rastin tronditës dhe ka të bëjë me neurotoksinën Novichok.

“Ndër substancat e dërguara në Rusi, ishte edhe një e përdorur, ndër të tjera, për prodhimin e neurotoksinës Novichok.”

Novichok u përdor nga inteligjenca ruse për të helmuar ish-agjentin e dyfishtë Sergei Skripal në Angli në vitin 2018. Dy vjet më vonë, me të ndoshta u helmua edhe opozitari rus Alexei Navalny. Për shkak se kompania Riol është e lidhur me prodhimin e këtij helmi të veçantë, kompania ishte tashmë në listën e sanksioneve amerikane që nga marsi 2021.

Çfarë është Novichok?

Novichok është një grup agjentësh nervor. Agjentët u zhvilluan në institutin shtetëror të kërkimit kimik GosNIIOKhT nga Bashkimi Sovjetik dhe Rusia midis 1971 dhe 1993. Disa agjentë Novichok janë të ngurtë në temperaturë dhe presion standard, ndërsa të tjerët janë lëngje.

Shkencëtarët rusë që zhvilluan agjentët nervorë pretendojnë se ata janë më vdekjeprurësit e bërë ndonjëherë, me disa variante ndoshta pesë deri në tetë herë më të fuqishëm se VX , dhe të tjerë deri në dhjetë herë më të fuqishëm se soman.

Agjentët e Novichok u krijuan për të arritur këto objektiva: -të jetë i pazbulueshëm duke përdorur pajisjet standarde të NATO-s të viteve 1970 dhe 1980 për zbulimin e kimikateve; -për të mposhtur pajisjet mbrojtëse kimike të NATO-s, etj.

novichok riol chemie

Sondazh

Poll