Bota

Shpërthim i fuqishëm në një xhami në Afganistan/ Vritet kleriku që mbështet talibanët! 28 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Mes viktimave është dhe kleriku i njohur Mujib Rahman Ansari që mbështet talibanët.

2 Shtator 2022, 16:30 Nga e.k
Shpërthim i fuqishëm në një xhami në Afganistan/ Vritet
Pamje nga vendi i ngjarjes

AFGANISTAN- Të paktën 28 persona mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm jashtë një xhamie në qytetin perëndimor të Heratit në Afganistan.

Mes viktimave është dhe kleriku i njohur Mujib Rahman Ansari që mbështet talibanët.

"Tetëmbëdhjetë vetë u vranë dhe 23 u plagosën", tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme Abdul Nafi Thakor për Reuters.

"Mujib Rahman Ansari, së bashku me disa nga rojet dhe civilët e tij, u vranë gjatë rrugës për në xhami," tha më herët zëdhënësi i policisë së Heratit.

Rrjeti televiziv Al Jazeera , duke cituar burime të paidentifikuara, raportoi se 28 persona u vranë dhe 45 u plagosën. 

Zëdhënësi i talibanëve Zabiullah Mujahid shprehu "ngushëllimet më të thella" në Tëitter për vdekjen e Ansarit dhe theksoi se autorët do të ndëshkohen.

Mujib Rahman Ansari kishte folur mirë për talibanët në një mbledhje të madhe të mijëra dijetarëve dhe pleqve të organizuar nga lëvizja në fund të qershorit dhe dënoi ata që ishin kundër tyre.

afganistan

Sondazh

Poll