Bota

E rëndë në SHBA, polici vret 20-vjeçarin afrikano-amerikan të paarmatosur në shtratin e shtëpisë së tij

Një agjent nga Columbus, Ohio, qëlloi dhe vrau një afrikano-amerikan të paarmatosur ndërsa ishte shtrirë në shtratin e tij. Pamjet u filmuan nga kamera e trupit që mbarte oficeri.

2 Shtator 2022, 14:20 Nga e.k
E rëndë në SHBA, polici vret 20-vjeçarin afrikano-amerikan
Donovan Leëis

SHBA- Donovan Lewis 20 vjeç vdiq të martën në shtëpinë e tij kur oficerët po ekzekutonin një urdhër arresti për dhunë në familje. Një agjent nga Columbus, Ohio, qëlloi dhe vrau një afrikano-amerikan të paarmatosur ndërsa ishte shtrirë në shtratin e tij. Pamjet u filmuan nga kamera e trupit që mbarte oficeri.

Rex Elliott, një avokat i familjes së Leëis, tha në një konferencë shtypi të enjten në mëngjes se nuk kishte asnjë justifikim që oficeri të qëllonte.
"Donovan ishte i paarmatosur dhe ai po respektonte urdhrat e policisë për të dalë nga dhoma e tij kur u qëllua me gjakftohtësi nga oficeri Anderson," tha ai, 

“Në këtë kohë është e domosdoshme që videoja e pamjeve dhe të gjitha faktet e disponueshme të shpërndahen për hir të transparencës së plotë”, tha presidenti i Këshillit Bashkiak të Columbus Shannon Hardin në një postim në Tëitter që përfshinte videon.

shba donovan lewis

Sondazh

Poll