Bota

VIDEOJA e re e Putin, presidenti rus lëviz këmbët pa u ndalur, cila është "sindroma" nga e cila dyshohet se vuan?

Videoja u postua në Twitter nga gazetarja rus e BBC-së, Ilya Barabanov, e cila ka shtuar dyshimet lidhur me shëndetin e presidentit rus.

2 Shtator 2022, 16:26 Nga k.m.
VIDEOJA e re e Putin, presidenti rus lëviz këmbët pa u ndalur,
Vladimir Putin

RUSI- Gjatë vizitës së tij në një shkollë në Kaliningrad, presidenti rus, Vladimir Putin dha mësime historie, por sipas versionit të tij duke u shprehur ndër të tjera se ish-Bashkimi Sovjetik ishte ai që krijoi Ukrainën. Megjithatë, gjatë gjithë kohës, i pari i Kremlinit tundte këmbët në mënyrë të pakontrolluar.

Videoja u postua në Twitter nga gazetarja rus e BBC-së, Ilya Barabanov, e cila ka shtuar dyshimet lidhur me shëndetin e presidentit rus.

Prej kohësh në rrjet ka pretendime të ndryshme që citojnë ekspertë që besojnë se presidenti rus vuan nga sëmundje të ndryshme si kanceri apo Parkinson, ndërsa Kremlini i mohon kategorikisht.

Por çfarë është “sindroma e këmbëve të shqetësuara” nga e cila mund të vuajë Putini?

Është një gjendje relativisht e zakonshme që shfaqet në të gjitha moshat, madje edhe tek adoleshentët. Sindroma e këmbëve të shqetësuara ka disa karakteristika që janë thelbësore për diagnozën: Simptomat përkeqësohen në momente pushimi, pra pas një kohe të gjatë në shtrat ose në karrige, dhe përmirësohen me lëvizje të tilla si shtrirja e këmbëve, fërkimi ose ecja.

Pacientët e përshkruajnë "sindromën e këmbëve të shqetësuara" si një ndjesi të pakëndshme në këmbë, si dridhje, shqetësim, ngërçe, tërheqje dhe kruajtje. Shkakton shqetësime të rënda të gjumit dhe shoqërohet me përgjumje gjatë ditës dhe një ndjenjë lodhjeje. Edhe pse shkaku i saj nuk dihet, megjithatë, disa lidhen me sindromën e këmbëve të qeta dhe shkaktojnë të njëjtat simptoma. Pra vjen nga dështimi i funksionimi të veshkave, mungesa e hekurit, diabeti mellitus, sëmundja e Parkinsonit dhe sëmundjet reumatizmale. Ka edhe disa barna që fajësohen si antidepresivët, antihipertensivët si dhe dozat e mëdha të kafeinës.

vladimir putin

Sondazh

Poll