Bota

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, paralajmëron vizitë në Kosovë të hënën! Takime në Mitrovicë, Zveçan e Leposaviç

Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë dhe Serbi, Bërnabiç do ta nisë vizitën në Mitrovicë, e më pas planifikon të udhëtojë drejt Zveçanit.

2 Shtator 2022, 14:27 Nga e.k
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, paralajmëron vizitë në
Ana Bërnabiç

KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, të hënën ka paralajmëruar vizitë në Republikën e Kosovës. Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë dhe Serbi, Bërnabiç do ta nisë vizitën në Mitrovicë, e më pas planifikon të udhëtojë drejt Zveçanit.

Pas Zveçanit, në mbrëmje Bërnabiç planifikon të vizitojë Leposaviçi, ku do të takojë disa qytetarë serbë të Kosovës, të cilëve e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” u ka ndërtuar një shtëpi të re.

Në komunën e Leposaviqit, ajo do të vizitojë familjen e vëllezërve Radosavljeviq, të cilët do të vendosen në shtëpinë e re të ndërtuar me fonde nga Qeveria e Serbisë. Brnabiq do ta mbyllë vizitën në komunën e Leposaviqit me një xhiro nëpër ferma familjare.

“Vizita e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, në Kosovë synon të përcjellë mesazhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, në kuadër të të cilave rruga e vetme për të arritur këtë është qëndrimi dhe mbijetesa e serbëve në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Nëse lejohet nga institucionet e Kosovës, kjo do të jetë hera e parë që kryeministrja serbe viziton Republikën e Kosovës.

ana bërnabiç

Sondazh

Poll