Bota

Një anije lundrimi në shërbim të refugjatëve ukrainas! Do të strehohen mbi 1,700 persona

Anija e dytë do t’i bashkohet MS Victoria, e cila është ankoruar në Edinburg që nga korriku, si strehim i përkohshëm për refugjatët ukrainas. MS Ambition, i ankoruar në lumin Clyde, mund të mbajë 1750 njerëz.

2 Shtator 2022, 15:23 Nga e.k
Një anije lundrimi në shërbim të refugjatëve ukrainas!
Foto ilustruese

SKOCI- Më shumë se 15,000 njerëz kanë udhëtuar nga Ukraina në Skoci që nga fillimi i luftës dhe tani ukrainasit do të mund të jetojnë në një anije lundrimi, MS Ambition, e cila mbërriti në Glasgow të enjten.

Anija e dytë do t’i bashkohet MS Victoria, e cila është ankoruar në Edinburg që nga korriku, si strehim i përkohshëm për refugjatët ukrainas. MS Ambition, i ankoruar në lumin Clyde, mund të mbajë 1750 njerëz.

Ata që janë në bord do të kenë akses në restorante, ambiente për lojëra për fëmijë, dyqane, dhe hapësira komunale  dhe anija do të ankorohet çdo një orë, ndërsa banorët do të jenë në gjendje të lëvizin, sipas dëshirës.

skoci

Sondazh

Poll