Aktualitet

“Një polic e keqtrajtonte”, kushëriri tregon detaje për vrasjen e Selimit: Ka qenë problematik por jo hajdut

12 Gusht 2019, 14:17 Nga DOSJA
“Një polic e keqtrajtonte”, kushëriri tregon detaje

FIER– Familjarët e 23-vjeçarit të ndjerë FlorianSelimi që u ekzekutua me thikë mëngjesin e sotëm kanë zbardhur detaje të reja rreth jetës së të riut.

Në një mesazh të dërguar në redaksinë e JOQ, kusheriri i Selimit tregon se i ndjeri është keqtrajtuar nga një oficer policie kur ka qenë 19 vjeç. Kushëriri i të riut që u gjet i pajetë i hedhur në një kanal tregon se ai e ka djegur makinën për të clën është akzuuar për t’u hakmarrë ndaj oficerit të policisë, por nuk ka vjedhur kurrë.

“Përshëndetje JOQ! Floriani nuk asht denu kurr per vjedhje po eshte denu se ka djeg furgonin e nje oficeri policie i cili e ka keqtrajtu para ca vitesh. Une jam nje kusheri i tij e dij krejt situaten. Ky ka qen duke shitur ne treg e aty eshte zënë me oficerin. Oficeri  e ka rrahur ky ka qen i vogel 19 vjeç dhe prandaj e ka djeg furgonin e tij për t’u hakmarrë.

Ska qen i denuar kurr per vjedhje! Ka qenë problematik ama hajdut s’ka qenë kurrë! Për makinën e oficerit është dënuar, e përsëris që ka qenë problematic në atë moshë, por nuk vidhte dhe kishte ndryshuar komplet kohët e fundit. Që nuk ka qenë i dënuar kurrë për vjedhje ua garantoj unë me jetë, por mediat shkrujanë çfarë u intereson,”- shkruhet në mesazh. 

Florian Selimi, 23 vjeç nga Tropoja, u gjet rreth orës 7 të mëngjesit i pajetë  në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, Fier.  Trupi i tij është pikasur nga banorët e zonës dhe më pas është njoftuar policia.

Pranë trupit të viktimës ishte makina në pronësi të tij, me kofano hapur dhe pa njërën prej gomave. Selimi është arrestuar në 2015 me akuzën se kishte vjedhur një makinë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet florian selimi vrasje në fier vritet 23 vjeçari në fier vritet florian selimi florian selimi vrasje në fier vritet 23 vjeçari në fier vritet florian selimi

Sondazh

Poll