Politike

VD-Rama përgënjeshtron veten: Nuk thashë që Open Balkan mundësoi marrëveshjen Kosovë-Serbi për kartat e ID

Rama tha se është shprehur se Kosova mund të mos kishte shpenzuar kaq shumë energji për të arritur këtë marrëveshje, e cila do të ishte mundësuar më herët, nëse kryeministri Albin Kurti do të ishte ulur në një tryezë me ta. 

2 Shtator 2022, 13:51 Nga F.M
VD-Rama përgënjeshtron veten: Nuk thashë që Open Balkan
Edi Rama

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama ka bërë hapa pas duke mohuar një deklaratë të thënë vetë prej tij, për mundësimin e marrëveshjes së lëvizjes mes Kosovës e Serbisë vetëm me karta identiteti. Në një konferencë me gazetarët, Rama tha se nuk ka thënë se kjo lëvizje është mundësuar falë Ballkanit të Hapur, por që Kosova mund të mos kishte shpenzuar kaq shumë energji për të arritur këtë marrëveshje, e cila do të ishte mundësuar më herët, nëse kryeministri Albin Kurti do të ishte ulur në një tryezë me ta. 

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Çfarë kontribut kishte Open Balkan në këtë marrëveshje, ju personalisht keni luajtur një rol në këtë marrëveshje. E di që kam të drejtën për të bërë vetëm një pyetje, por dua dhe një përgjigje nga zoti Vuçiç, kur e ndërmorët këtë nismë, thatë që do të ndihmojë në integrimin e vendeve të Ballkanit në BE

Edi Rama: Faleminderit për pyetjen Elia, më vjen shumë keq sepse kam respect dhe ti hyn tek gazetarët që realisht respektojnë profesionin e tyre, por edhe ti sit ë tjerët je pjesë e një kohe që e ka kthyer transformimin e atyre që thuhet në tituj që s’ka lidhje me atë që thuhet. Nuk kam thënë asnjë të ngjashme me atë që ti citove, kam thënë një gjë tjetër. Zgjidhja që iu dha një ngërçi të gjatsë dhe të përsëritur, është një zgjidhje e kornizës së Ballkanit të Hapur në sensing që të gjithë këtu qarkullojme me karta identiteti, prej kohësh. Sot, ata që kalojnë nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut, lëvizin me karta, nëse Kosova do të ishte në Ballkanin e Hapur, dhe nuk do të refuzonte, siç bëri me këmbëngulje, do të kishte ndodhur më shpejt. Thashë që është kjo frymë, kjo rrugë. E kam thënë shumë hapur, ia kam thënë dhe vetë Presidentit Vuçiç veç, dola në përfundimin për frymën.  

Çfarë tha Rama më herët?

Kryeministri Edi Rama ia atribuoi Ballkanit të Hapur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që finalizua dy ditë më parë duke bërë të mundur udhëtimin mes dy vendeve dokumentet e tyre të identifikimit. Në fjalën e tij të mbajtur në ditën e dytë të Samitit në Beograd, Rama tha se këtë gjë e ka pranuar edhe para një gazetareje serbe duke i thënë se gjithçka mund të ishte bërë edhe më herët, pa humbur shumë energji, por që është krenar që është arritur falë kësaj nisme. 

 

edi rama open balkan ne beograd

Sondazh

Poll