Politike

VD-Rama mbron Vuçiçin para Opozitës serbe: S'matet politika me efektin e alkoolit në gjak, ndonjëherë dhe turbullohesh...

Sipas Ramës, niveli i alkoolit në gjak, nuk e mat një politikan. 

2 Shtator 2022, 13:44 Nga F.M
VD-Rama mbron Vuçiçin para Opozitës serbe: S'matet
Edi Rama

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në një konferencë për mediat, referuar Opozitës serbe, që e kishte quajtur 'të turbullt' Vuçiçin për shkak të gotave të verës që poiu një ditë më parë në Samit, Rama tha se s'është kthjelltësi të hedhësh këto akuza. Ai shtoi më tej se ndonjëherë, për mikpritje, mund edhe të rrëkellesh ndonjë gotë, të turbullohesh e të bësh 'gëzuar'. Sipas Ramës, niveli i alkoolit në gjak, nuk e mat një politikan. 

"Dëgjova që Opozita e ka konsdieruar Presidentin të turbulluar nga ato gota vere që provoi, është shumë e turbullt të akuzosh dikë që rrëkëllen disa gota dhe të mendosh që je esëll komplet. Nëse politika matet me alkoolin në gjak, jemi shumë të qartë, kjo është diferenca mes të shkuarës dhe të ardhmes. Në të ardhmen ka edhe momente kur edhe mund, paksa, të turbullohesh për të thenë gëzuar,"- tha Rama ndër të tjera. 

open balkan ne beograd edi rama

Sondazh

Poll