Politike

Shembjet te "Prestige Resort", Lubonja: Shteti punon me logjikën e mafias, në Itali kërkohet 'pica'

Lubonja u shpreh se ky është një sulm ndaj medias ndërsa tha se në Itali kërkohet "pica" pra kësti dhe nëse nuk ia dërgon shtetit, ai të shkatërron.

2 Shtator 2022, 13:45 Nga F.M
Shembjet te "Prestige Resort", Lubonja: Shteti punon me logjikën
Fatos Lubonja

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja hoqi një paralele me Italinë teksa komentoi shembjet që po ndodhin tek "Prestige Resort" në Golem. Lubonja u shpreh se ky është një sulm ndaj medias ndërsa tha se në Itali kërkohet "pica" pra kësti dhe nëse nuk ia dërgon shtetit, ai të shkatërron.

"Veprime të tilla nuk kanë lidhje me këtë, por kanë lidhje me shtetin që punon me logjikën e mafies. Mafia në Itali punon me ‘pica’. Nëse nuk i dërgon ‘picën’ -këstin, të shkatërron. Këtu kemi të bëjmë me një shtet mafioz, që ka kapur gjithë shtetit, drejtësinë, policinë. Këtu është problem i madh. Këtu lind pyetja se përmenda ‘picën’. Se cila është ajo që duhet të paguajë pronari, që ta lënë që të ndërtojë si të tjerë. Jo shumë larg prej andej ka qenë një fshat turistik ku me leje të Ramës, iu la të prishë dhe një fushë sporti. Ata banorë atje protestuan, vetëm për të ndërtuar një vilë tjetër atje. Ndjeshmëria e Ramës ndaj mediat më kujton diçka që e kam përjetuar më herët me Agon Channel", tha Lubonja.

Fatos Lubonja: Që këtu s’kemi të bëjmë me një kujdes për territorin, siç lexova në një deklaratë të qeverisë, ndaj s’ja vlen të japësh as argumente. Boll të shohësh me territorin e Tiranës, apo ajo ç'ka ka ndodhur nën drejtimin e PS në Durrës apo më gjerë, se si po shkatërrohet territori me partnerët e investimeve strategjike siç e cilëson Rama. Është e kotë të kundërshtosh se këtu nuk kemi të bëjmë me ndjeshmërinë e Ramës ndaj shtetit të së drejtës, me barazinë para ligjit. Veprime të tilla nuk kanë lidhje me këtë, por kanë lidhje me shtetin që punon me logjikën e mafies. Mafia në Itali punon me ‘pica’. Nëse nuk i dërgon ‘picën’ -këstin, të shkatërron. Këtu kemi të bëjmë me një shtet mafioz, që ka kapur gjithë shtetit, drejtësinë, policinë. Këtu është problem i madh. Këtu lind pyetja se përmenda ‘picën’. Se cila është ajo që duhet të paguajë pronari, që ta lënë që të ndërtojë si të tjerë. Jo shumë larg prej andej ka qenë një fshat turistik ku me leje të Ramës, iu la të prishë dhe një fushë sporti. Ata banorë atje protestuan, vetëm për të ndërtuar një vilë tjetër atje. Ndjeshmëria e Ramës ndaj mediat më kujton diçka që e kam përjetuar më herët me Agon Channel. Shteti shqiptar atëherë veproi me arrogancë. U bë një gjyq nga drejtësia amerikane e ka dënuar shtetin shqiptar. Fakti që ai nuk paguan, është problemi. Arroganca shkon më tej. Këtu ka një goditje ndaj politikave editoriale, që nuk e di se deri në ç’masë do e përcaktojë. Këtu kemi një marrëzi të shtuar.

fatos lubonja

Sondazh

Poll