Politike

VD-Shembja te 'Prestige Resort', Meta: Sulm ndaj turizmit dhe imazhit të Shqipërisë

Meta u shpreh se akti i sotëm ishte demostrim i shkatërrimit të shtetit ligjor, kur vendimet dhe projektet e ideuara vetë, nuk kanë vlerë para çmendurisë skizofrenike të Ramës.

2 Shtator 2022, 13:26 Nga A.B
VD-Shembja te 'Prestige Resort', Meta: Sulm ndaj turizmit dhe imazhit
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quan shembjen e pishinës në 'Prestige Resort' si sulm ndaj turizmit dhe imazhit të Shqipërisë. Gjatë konferencës për mediat, Meta u shpreh se akti i sotëm ishte demostrim i shkatërrimit të shtetit ligjor, kur vendimet dhe projektet e ideuara vetë, nuk kanë vlerë para çmendurisë skizofrenike të Ramës.

'Akti sot ishte një sulm ndaj turizmit dhe imazhit të Shqipërisë, 400-500 turistë u bënë dëshmitarë të një skene të shëmtuar të dhunës në një nga resortet më të bukura e më të suksesshëm në vend. Akti i sotëm ishte demostrim i shkatërrimit të shtetit ligjor, kur vendimet dhe projektet e ideuara vetë, nuk kanë vlerë para çmendurisë skizofrenike të Ramës në panik, Kuvendi të nisë procedurat për të vertifikuar shëndetit mendor dhe evoluminin e kartelave të tij psiqike, test droge dhe substancave narkotike sepse për shkaka të detyrës mund të shkaktojë dëme të mëdha në interesin kombëtar'- deklaroi Meta.

 

ilir meta

Sondazh

Poll