Politike

VD-'Do ia shkulim dhëmbët'/ Meta: E dimë mirë guximin e lepurushit Edi Rama, s'do thotë më 'qafsha mamin'

I pyetur nga gazetarët se nëse druhet nga ndonjë sulm që mund t'i vijë nga Rama, Meta tha se të gjithë e dinë guximin prej lepurushi që kreu i qeverisë ka.

2 Shtator 2022, 13:30 Nga A.B
VD-'Do ia shkulim dhëmbët'/ Meta: E dimë mirë
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se opozita do ia shkulë dhëmbët kryeministrit Edi Rama. I pyetur nga gazetarët se nëse druhet nga ndonjë sulm që mund t'i vijë nga Rama, Meta tha se të gjithë e dinë guximin prej lepurushi që kreu i qeverisë ka. Po ashtu, ai shtoi se Rama nuk do ketë as mundësinë të thotë që nuk e bëj më. 

'Opozita do ti përgjigjet dhëmbë për dhëmbë. Do ia shkulim dhëmbët, e dimë shumë mirë trimërinë dhe guximin e lepurushit Edi Rama, ai e di shumë mirë që ne e dimë. Të jetë i sigurtë që opozitën do ta ketë ballë për ballë, ka humbur mundësinë që të thotë qafsha mamin nuk e bëj më këtë gjë. Ka vënë në pikëpyetje interesat tona sovrane dhe kombëtare. Nuk ka për të qënë Shqipëria çiflig i Ramës. Shumë shpejt Rama do ti nënshtrohet llogaridhënies, shumë shpejt ai bashkë me ato rruspat e tij. '- u shpreh Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll