Politike

Vuçiç: Po vjen një dimër i vështirë, BE të na ndihmojë për krizën energjitike

Ai tha se po vjen një dimër i vështirë dhe se kriza energjitike do të bëhet e papërballueshme në ndonjë moment. 

2 Shtator 2022, 13:21 Nga F.M
Vuçiç: Po vjen një dimër i vështirë, BE
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropain për krizën energjitike. Në një konferencë me gazetarët, Vuçiç tha se BE duhet tu ofrojnë ndihmë për të blerë energji. Ai tha se po vjen një dimër i vështirë dhe se kriza energjitike do të bëhet e papërballueshme në ndonjë moment. 

"Për të punuar krah njëri-tjetrit, për tu përpjekur për të qenë pranë qytetarëve. Do t'ju tregoj shkurtimisht disa gjëra që tregojnë se pasur rritje të numrit të kamionëve që eksportijnë e importojnë prodhime. Kjo nismë është e rëndësishme, vetëm disa gjëra do të doja të thoja para se tua kaloja fjalën miqve. Po afrohet një dimër i vështirë dhe kushdo që thotë të kundërtën, nuk ju tregon të vërtetën. Kemi parë që do të ketë ndihmë nga BE, ne do të përpiëqemi ta marrim ndihmën e tyre sigurisht. Ndihma e pjesshme për të blerë energji do të jetë e shkëlqyeshme. Natyrisht është një barrë edhe e tyre sepse duhet t'i mbijetojmë dimrit. Duhet të përdorim kapacitetet e gazit e nuk kemi të nevojshme. Mund të shohgim se çfarë do të bëjmë për të mirën e të gjithë fqinjëve tanë. Gjithçka që ne vendosim do të jetë për të gjithë, gjithçka që do të jetë në dispozicion të Serbisë, do të jetë edhe në dispozicion të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Kur kundërshtarët e mi politikë nuk kanë se çfarë të thonë, thonë që nuk është i kthjellët, por unë jam përpjekur që të jem mikpritës,"- tha Vuçiç.

open balkan ne beograd aleksander vucic

Sondazh

Poll