Politike

VD-Meta: Kuvendi të verifikojë shëndetin mendor të Ramës, të nisë procedurat për t'i bërë testin e drogës

Meta u shpreh se akti që u krye ndaj 'Prestige Resort' ishte terrorist dhe një sulm ndaj lirisë së mediave.

2 Shtator 2022, 13:25 Nga A.B
VD-Meta: Kuvendi të verifikojë shëndetin mendor të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi nga Kuvendi që të nisin verifikimet për gjendjen shëndetësore të kryeministrit Edi Rama. Gjatë konferencës për mediat, Meta u shpreh se akti që u krye ndaj 'Prestige Resort' ishte terrorist dhe një sulm ndaj lirisë së mediave. Po ashtu, kreu i PL-së kërkoi që Kuvendi të nisë dhe procedurat që Ramës t'i kryhen testet e drogës.

'Pse IKMT nuk shkon në inceneratorin e Tiranës. Ky akt terrorist është ndaj medias së lirë. Është një akt terrorist ndaj lirisë së pronës dhe sipërmarrjes. Edi Rama është armiku i lirisë së cdo qytetari shqiptar, është armiku i votës së lirë, i barazisë përpara ligjit, armiku i medias së lirë. Kuvendi të verifikojë shëndetin mendor të Edi Ramës dhe të nisë procedurat për t'i bërë testin e drogës'- tha Meta. 

ilir meta edi rama

Sondazh

Poll