Politike

VD-Berisha: Rama u trajtua si vasal në Beograd, "Ballkani i Hapur" është nismë antishqiptare

Berisha tha se Ballkani i Hapur është një nismë antishqiptare e se nuk po vendos asnjë rregull në tregun e lirë.

2 Shtator 2022, 12:35 Nga A.B
VD-Berisha: Rama u trajtua si vasal në Beograd, "Ballkani i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama u trajtua si vasal në Beograd. Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se Ballkani i Hapur është një nismë antishqiptare e se nuk po vendos asnjë rregull në tregun e lirë.

'Nëse sheh protokollet, ai është trajtuar si vasal. Të themi atë që është. Kjo nuk duhet të bëjë përshtypje, se ai është vasal. Vuçiç nuk ka nevojë ta shprehte këtë. Por ajo që dua të them, Ballkani i Hapur është në çdo aspekt, një nismë antishqiptare. Aleksandër Vuçiç, një serbomadh sa Millosheviçi, sa Xhorxheviçi, po e përdor Ballkanin e Hapur në çdo aspekt. Po e përdor për t’iu kundërvu Nismës së Berlinit, për të vendosur hegjemoninë serbe në Ballkan dhe influencën ruse. Po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni, pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë. Po e përdor për të dejonizuar politikisht Prishtinën, por kjo i dështoi.

I dështoi sepse Perëndimi e ka të qartë se kufiri i tij në Ballkan është kufiri me Kosovën. E përdor në rrafshin psikologjik me doktrinën e vjetër se kemi të bëjmë me dy shqiptarë, shqiptarci dhe albanci, këta të fundit janë të mirë dhe në Shqipëri, kure shqiptarci janë të këqinj dhe janë në Kosovë. Kjo është përdorur me dekada nga Beogradi. Rama është bërë argument kryesor i kësaj dogme.'- u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll