Politike

A do ketë koalicion me PD-në? Meta: Jemi totalisht të hapur

I ftuar në emisionin Open në News 24, Meta tha se Partia e Lirisë është e hapur për çdo koalicion opozitar që bazohet në votën e lirë.

1 Shtator 2022, 22:32 Nga I.A
A do ketë koalicion me PD-në? Meta: Jemi totalisht të hapur
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nëse forca politike që ai drejton do të hyjë në zgjedhjet lokale të 2023 në koalicion me Partinë Demokratike. I ftuar në emisionin Open në News 24, Meta tha se Partia e Lirisë është e hapur për çdo koalicion opozitar që bazohet në votën e lirë.

“Çdo gjë që do koordinojmë me Partinë Demokratike do qëndrojmë luajalë. Para faktit të kryer nuk vihemi nga askush. Ndërkohë do vazhdojmë axhendën tonë çdo ditë. Ne jemi totalisht të hapur për çdo koalicion opozitar që bazohet mbi votën e lirë”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll